Marotta: E admiroj këtë kampionat

Futboll

Marotta: E admiroj këtë kampionat

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:23
Beppe Marotta dhe Allegri

Beppe Marotta drejtori i përgjithshëm i Juventusit, komplimenton rivalët në garën për titull.

“Ushqej një admirim të madh për Napolin dhe për trajnerin e tyre Maurizio Sarri. Në Itali po zhvillohet një garë e bukur për titullin dhe ndryshe nga shumë kampionate në Europë ky i joni është një nga më interesantët ku titulli është ende në lojë”, deklaroi Marotta.

Më pas drejtori i përgjithshëm i bardhezinjëve thuri elozhe për Sarrin.

“ A do ta merrja te Juventusi? Sarri është një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, por secili ka karakteristikat e tij dhe duhet të përshtatet me ambientin”, nënvizoi Marotta, i cili shtoi gjithashtu se fakti që Juventusi po lufton në tre fronte është diçka që të bën të shpenzosh shumë energji por në të njëjtën kohë të motivon për të dhënë maksimumin në këtë fund sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat