“Jam i sigurt që Neymar do të qëndrojë te PSG”

Futboll

“Jam i sigurt që Neymar do të qëndrojë te PSG”

Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:50
Neymar

Mbrojtësi i Paris Saint Germainit, Thiago Silva, ka thënë se është i sigurt se Neymari do të qëndrojë te klubi francez.

Braziliani thotë se projekti i skuadrës së Parisit është i madh, por duhet edhe pak kohë.

“Ka një kontratë me PSG-në dhe shpresoj të qëndrojë me ne”.

“Projekti jonë është shumë i fortë, por nganjëherë i duhet kohë për të fituar. Është normale”.

“Me atë jemi më të fortë dhe jam i sigurt që ai (Neymari) do të qëndrojë me ne”, ka thënë Silva për Canal +.

Neymar aktualisht është i lënduar dhe është në dyshim edhe paraqitja e tij në Kampionatin Botëror në Rusi.

Për ish-yllin e Barcelonës ka shfaqur interesim Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat