Sistemi më i ri i teknologjisë në futboll, VAR do të futet në Erdivisie të Holandës nga sezoni i ardhshëm.
“Video assistant referees” do të futet në Ligën e Holandës që nga sezoni i ardhshëm, 2018/19.
Kjo u vendos unanimisht nga klubet pas një takimi në natën e së hënës.
“Ky është një moment unik në futbollin holandez, ku kemi punuar mjaftë kohë”, tha Eric Gudde, drejtori i përgjithshëm i Federatës së Futbollit Holandez.
VAR-i gjatë këtij sezoni ishte i kyçur në Serie A, Bundesliga dhe në Kupën FA (Angli).