Neurokirurgu zbulon detajet e tmerrshme në lidhje me gjendjen e Schumacherit

Futboll

Neurokirurgu zbulon detajet e tmerrshme në lidhje me gjendjen e Schumacherit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:40
Michael Schumacher

Neurokirugu i specializuar për pacientët që kanë lëndime të mëdha në tru, ka zbuluar gjendjen e tmerrshme të Michael Schumacher.

“Gjendja shëndetsore e Michael Schumacherit definitivisht nuk do të përmirësohet”, ka thënë Colin Chef.

Ka më shumë se katër vite që kur kampioni botëror i Formula 1 kishte pësuar një incident me ski. Që atëherë, ai ka qenë në koma, ndërsa familja e tij është përpjekur që ta sigurojë privatësinë.

Edhe pse kurrë nuk ishte afër Schumacherit, neurokirurgu, Chef bazuar me përvojën e tij zbuloi se gjendja e Schumit është katastrofale.

“Në bazë të informacionit, kemi mësuar se truri i tij pësoi dëme të shumta. Si pasojë, truri i tij nuk është më si i imi apo i juaji. Në këtë shtet është vështirë të pritet përmirësim. Situata është pothuajse e sigurt, ai nuk do të përmirësohet”, shtoi Chef.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat