Lojtari i Romës është me origjinë shqiptare

Futboll

Lojtari i Romës është me origjinë shqiptare

Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:50
Lorenco Pelegrin

Portieri i Romës, Alison Becker, ka postuar një foto në avion me disa nga shokët e tij te ekipi i Romës.

Në foto ndodhen 6 lojtarë të Romës, dhe secilit ai u ka vendosur imazhin e flamurit të origjinës. Ajo që bie në sy, është flamuri i Shqipërisë që i ka vendosur talentit të Romës, Lorenco Pelegrini.

Pelegrini është një lojtar i lindur në Romë dhe i rritur në ekipet zinxhir të ekipit verdhekuq. Ai ka bërë debutimin e tij te Roma që në vitin 2015 dhe po ashtu edhe në kombëtaren e Italisë.

Edhe pse ai nuk e ka bërë publike më parë, duket se djaloshi ka rrënjë shqiptare, dhe këtë detaj e ka zbuluar pikërisht shoku i ekipit, portieri Alison.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat