FSHF merr vendimin për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Futboll

FSHF merr vendimin për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:59
Logo e Kupës së Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë të hidhet ditën e mërkurë në orën 13:00 në ambientet e FSHF-së.

Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi dhe Laçi, janë 4 skuadrat që presin të mësojnë kundërshtarët e tyre, për të luftuar deri në fund, në fitimin e trofeut.

Kujtojmë që fituesi i Kupës së Shqipërisë, fiton një biletë për në Europë, në qoftë se nuk arrin ta kapë nga kampionati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat