A do të largohet?

Futboll

A do të largohet?

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:54
Robert Lewandowski

Bayern Munih nuk do ta lejojë të largohet Robert Lewandowski, sulmuesi polak në fund të këtij sezoni, pavarësisht se shumë klube të tjera janë afruar për lojtarin, që ta ndërpresë kontratën në “Allianz Arena”, e cila skadon në vitin 2021.

Kjo nënvizohet sot, sipas informacionit të revistës së njohur sportive gjermane, “Kicker”. Kjo media siguron që, pavarësisht lajmeve, të cilat qarkullojnë për një marrëveshje të mëparshme mes Lewandowski dhe Real Madridit, siç është avancuar nga “Mundo Deportivo”, udhëheqja e klubit bavarez ka marrë vendimin se nuk do të ketë negocime të çfarëdo lloji. Për më tepër, gazeta me bazë në Mynih, “Merkur”, ka siguruar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka thënë homologut të tij të Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, se nuk ka pasur asnjë kontakt me Lewandowski, apo agjentin e tij. Sipas “Kicker”, Bayern Munich është i vetëdijshëm se Manchester United është i interesuar për Lewandowski, por nuk ka asnjë rekord të një interesi nga ana e “Los Blancos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat