Përzgjedhësi i Kosovës publikon listën e lojtarëve kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos

Futboll

Përzgjedhësi i Kosovës publikon listën e lojtarëve kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:44
Pamje nga një ndeshje

 Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në Francë në datat e lira të FIFA-s. Më 24 mars, Kosova do të ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos. Në këto dy ndeshje do ta bëjë debutimin në krye të kombëtares së Kosovës, përzgjedhësi i ri, Bernard Challandes, i cili për këto dy ndeshje ka ftuar 23 futbollistë, e ku për herë të parë janë përfshirë disa futbollistë të rinj, ndërkohë Valon Berisha dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Lista e futbollistëve për ndeshjet miqësore Kosovë – Madagaskar dhe Kosovë – Burkina Faso

Portierë:

Samir Ujkani (UC Cremonese)

Bledar Hajdini (KF Trepça’89)

Faton Maloku (KF Feronikeli)

Mbrojtës

Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb)

Leart Paqarada (SV Sandhausen)

Mërgim Vojvoda (R.Mouscron)

Ardin Dallku (FC VOrskla Poltava)

Fidan Aliti (KS SKënderbeu)

Lirim Kastrati (AS Roma U21)

Benjamin Kololli (FC Laussane)

Alban Pnishi (Grasshoper)

Mesfushorë

Hekuran Kryeziu (FC Luzern)

Idriz Voca (FC Luzern)

Herolind Shala (Lyngby Boldklub)

Gjelbrim Taipi (Grasshoper)

Edon Zhegrova (KRC Genk)

Arbër Zeneli (FC Herenven)

Bernard Berisha (FC Akhmat)

Bersant Celina (Ipswich Town FC)

Milot Rashica (SV Werder Bremen)

Sulmues

Elbasan Rashani (Odds BK)

Atdhe Nuhiu (Sheffield Wendesday)

Vedat Muriqi (Caykur Rizespor)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat