Dy shqiptarë në përbërjen e të dështuarve në Zvicër

Futboll

Dy shqiptarë në përbërjen e të dështuarve në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:07
Jetmir Krasniqi

Jo edhe gjithmonë sjellë fat ndonjë javë për futbollistët shqiptarë. Java e 26-të për disa prej futbollistëve shqiptarë nuk ishte edhe e bereqetshme. Futbollisti Jetmir Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 90+3 në humbjen e skuadrës së tij, Lugano me rezultat 2:1 nga Luzerni, ndërsa Gjelbrim Taipi me Grasshoppersin të pafat, pësuan në udhëtim me 2:1 nga St. Gallen. Në përbërjen e të dështuarve të kësaj jave sipas “Blick.ch”, janë: Kevin Fickentscher (Sion), Rasmus Thelander (Zurich), Jetmir Krasniqi (Lugano), Kasim Nuhu (Young Boys), Bastien Toma (Sion), Moreno Costanzo (Thun), Gjelbrim Taipi (Grasshoppers), Fabian Rhoner (Zürich), Marc Janko (Lugano), Simone Rapp (Lausanne) dhe Marco Gjuriçin (Grasshoppers).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat