Zidane ka shpresë për Ronaldon

Futboll

Zidane ka shpresë për Ronaldon

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:38
Ronaldo

Zinedine Zidane beson se Cristiano Ronaldo, që numëron 22 gola pas 4 finalizimeve kundër Gironës, mund ta arrijë Lionel Messin, që ka shënuar 25.

Në janar të këtij viti, Messi numëronte 18 gola, Ronaldovetëm 4 – por portugezi po gëzon një formë fantastike muajt e fundit dhe kjo ka bërë që diferenca të shkojë vetëm në tre, 25 me 22 dhe Zizu beson se 33 vjeçari mund ta përmbysë krejtësisht Messin.

“Cristiano tashmë ka shënuar 22 gola, tri prapa Messit dhe shpresojmë ta zë, është e rëndësishme për të dhe për ne gjithashtu. Kur ai luan mirë, i gjithë ekipi luan mirë. Ai është nga një tjetër planet, me të vërtet”, deklaroi Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat