Bushi e “harroi”, sulmuesi shkodran gjen golin në Slloveni

Futboll

Bushi e “harroi”, sulmuesi shkodran gjen golin në Slloveni

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:06
Rubin Hebaj

Rubin Hebaj gjen golin e tretë sezonal në kampionatin slloven në radhët e Domzales. Sulmuesi i ri shkodran realizoi në fitoren e thellë 6-1 në sfidën me Aluminij, që e mban ekipin e tij në vendin e tretë, pozicion që i jep mundësi të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari, i hedhur në fushë në minutën e 76-të, gjeti rrjetën në minutën e 81-të, për rezultatin e përkohshëm 5-0, pasi në minutat e fundit u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga një për secilën skuadër.

Ky gol i sulmuesit të ri të talentuar të rritur në akademinë e Vllaznisë vjen si mesazh për trajnerin Alban Bushi, që nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve që do të grumbullojë për eliminatoren e U-21 me Sllovakinë më 23 Mars në “Selman Stërmasi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat