Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga

Futboll

Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga

Më: 19 mars 2018 Në ora: 00:30
Cristianoi Ronaldo

Real Madridi e filloi mirë ndeshjen ndaj Gironas në La Liga, posaçërishtë pjesën e dytë.

Cristianoi Ronaldo shënoi në minutën e 11-të pas një asistimi në zonë nga Toni Kroos, ndërsa të dytin në minutën e 48-të, këtë herë u asistua nga Karim Benzema. Het-trikun ai e kompletoi në minutën e 64-të (për rezultatin 4-1).

Me këtë rast portugezi hoqi një tjetër skuadër nga lista e ekipeve që nuk i ka shënuar në kampionatin elitar spanjoll.

Por, nga 33 me të cilat është përballur, vetëm njërës ende nuk i ka shënuar dhe ajo është Leganes.

Los Blanocs do të përballen me Leganes në Bernabeu më 29 prill dhe me formën që Ronaldo po tregon, mundësitë që ai të shënojë janë të mëdha.

Ndërsa në arenën ndërkombëtare me fanellën e Realit në ndeshje zyrtare ai nuk i ka shënuar edhe Napolit, Legia Varshavës, Dinamo Zagrebit, San Lorenzos dhe Cruz Azul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat