Zidane: “Kemi gabuar në ndërperjet, mund të pësosh një gol, por të pësosh tre…”

Futboll

Zidane: “Kemi gabuar në ndërperjet, mund të pësosh një gol, por të pësosh tre…”

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:54
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të analizuar ndeshjen dhe fitoren e Real Madridit përballë Gironës.

Analiza e ndeshjes: ”Mbetem me fitoren dhe punën e ekipit, por e vërteta është që ka qenë një ndeshje pak e çuditshme.. Nuk kemi qenë të qartë në lojën nga ndërprerjet. Mbetem me 6 golat, me ata të bukurit, me lojën senzacionale..”

Dështimi në lojën në ajër: ”Girpona është një skuadër shumë e fortë në lojën në ajër dhe mundet të të shënoje, por të pësosh tre gola.. Na ka munguar koncentrimi. Kjo nuk mund të na ndodhë në Champions.”

Mungesa e vazhdimësisë: ”Ndeshja ka qenë pak e çmendur, ka patur shumë momente si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por kemi kontrolluar ndeshjen, nuk beosj se na kanë dominuar. Duhej të vuanim dhe vuajtëm.”

Cristiano: ”E dimë se çfarë është i aftë të bëje. Ka shënuar katër gola, tashmë ka 22.. Jemi shumë të kënaqur dhe kemi arritur në këtë moment kaq të rëndësishëm të sezonit shumë mirë dhe duke bërë gola.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat