Tripleta e 50-të e Ronaldo-s i jep fitoren Real-it ndaj Girona

Futboll

Tripleta e 50-të e Ronaldo-s i jep fitoren Real-it ndaj Girona

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:47
Cristiano Ronaldo

Real Madrid këtë herë nuk ka bërë hap fals duke fituar brenda në Santiago Bernabeu me rezultatin 6-3 ndaj Girona-s. Ishte një ndeshje që u sigurua në pjesën e dytë nga Real që vuajti në pjesën e parë ndaj një Girona tepër luftarake. Megjithëse ishte Ronaldo ai që me një gol fantastik zhbllokoi rezultatin në minutën e 11’, miqtë papritmas barazuan me ish-sulmuesin e Middlesbrough Stuani në minutën e 29’.

Pas pushimit Zidane do të ketë thënë fjalë motivuese pasi skuadra e tij ishte më agresive dhe gjeti dy gola të shpejtë në të 7’ dhe 59’ që vranë ndeshjen. Në minutën e 64’ Ronaldo kompleton tripletën e tij të merituar dhe shton edhe një të katërt në minutat shtesë(e 50-ta në të gjitha kompeticionet) dhe Real Madrid tri pikë të rëndësishme në luftën për një vend mes katër më të mirëve. Goli i dytë i Girona-s i shënuar nga Stuani ishte thjesht sa për statistikë, por gjithsesi kjo do të jetë një mbrëmje e paharrueshme për rumunin pasi nuk ndodh shpesh që të shënosh dy gola ndaj Real. Edhe Bale nga Real dhe Juanpe gjetën rrjetën në fund të takimit duke e kthyer ndeshjen në festival golash.

Me këtë fitore, dhe disfatën e Atletico-s ndaj Villarreal, Los Blancos tashmë ndodhen vetëm katër pikë larg vendit të dytë që mund të quhet objektivi i vetëm për këtë sezon në La Liga pasi Barcelona vazhdon të mbetet plot 15 pikë larg Real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat