Lepzig ndal Bayernin

Futboll

Lepzig ndal Bayernin

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:04
Foto nga takimi

RB Leipzig ka shënuar fitore të papritur kundër liderit të tabelës Bayern Munich me rezultat 2:1, në kuadër të javës 27 të Bundesligës gjermane në futboll.

“Bavarezët” erdhën të parët në epërsi me golin e Sandro Wanger në minutën 12, pas asistimit të J.Rodriguez, ndërsa Naby Keita në minutën 37 barazoi shifrat në 1:1.

Vendësit vazhduan me lojë të mirë duke atakuar portën kundërshtare, gjë e cila iu shpagua në pjesën e dytë kur Timo Werner shënoi golin e dytë në minutën 56, pas asistimit të Keita.

Edhe pse mysafirë në shumicën e kohës dominuan në fushë, futbollistët vendës u treguan më të rrezikshëm, duke goditur madje 16 herë në drejtim të portës së Bayern, derisa “bavarezët” një gjë të tillë e bënë vetëm gjashtë herë.

Kjo është humbja e tretë për Bayern Munich në këtë sezon dhe vazhdon të kryesojë tabelën me 66 pikë, Schalke është e dyta me 49 pikë, pasojnë Borussia Dortmund me 48, Eintracht Frankfurt 45, Bayer Leverkusen 44, RB Leipzig 43 etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat