Ajeti protagonist i fitores së Baselit

Futboll

Ajeti protagonist i fitores së Baselit

Nga: K.Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:17
Albian Ajeti

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, është autor i golit të fitores së Baselit me rezultat 1:0 ndaj Sionit, në ndeshjen e javës së 26-të të Kampionatit ë Zvicrës. Ajeti shënoi në minutën e 69-të pas asistimit të Stocker dhe i solli pikë të mëdha kampionit në fuqi. Ky është goli i nëntë i Ajetit në kampionatin zviceran. Taulant Xhaka dhe Ajeti luajtën standardë, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45+4. Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami u paraqitën për Sionin. Kasami u zëvendësua në minutën e 67-të. Baseli është në vend të dytë me 45 pikë, kurse Sioni i fundit me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat