Ja pse Spalletti nuk komplimenton skuadrën pas fitores së madhe ndaj Sampdoria-s

Futboll

Ja pse Spalletti nuk komplimenton skuadrën pas fitores së madhe ndaj Sampdoria-s

Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:29
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti thotë se kritikat e ashpra që i ka bërë skuadrës së Inter ishin për të provokuar një reagim të djemve, teksa zikaltrit mposhtën bindshëm Sampdorian me rezultatin 5-0.

Pas ndeshjes, Spalletti ishte ankuar për kualitetin e ekipit dhe se nuk mund t’i bënte të luanin më mirë. Dhe skuadra është kundërpërgjigjur.

“Qëllimi i fjalëve të mia ishte të provokoja një reagim për të bërë më mirë dhe për t’i dhënë forcën që besoj se e kanë,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Nuk e di se çfarë garanton fitoren, por e di se çfarë garanton humbjen dhe kjo është komplimentet pavarësisht se çfarë mund të bëjnë.

“Më pëlqen se si e interpretuam ndeshjen ndaj një kundërshtari të vështirë, që lëviz shpejt topin dhe tregoi kualitetin e tij në disa momente.

“Nuk lejuam Sampdorian të bënte asgjë. Luajtëm si skuadrëd dhe donim fitoren me çdo kusht.

“Nuk ka kuptim të pendohemi për pikët e lëna, pasi që tani kemi harxhuar më shumë kohë se sa duhet. Është më mirë të fokusohemi në ndeshjen tjetër dhe të luajmë kështu.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat