Pikët domethënëse për Dortmundin

Futboll

Pikët domethënëse për Dortmundin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:19
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Dortmundit fitoi tri pikë domethënëse në luftë për vend të dytë në Bundesliga I. Dortmundi para shikuesve të vet ngadhënjeu me rezultat 1:0 ndaj Hannoverit, në ndeshjen e javës së 27-të.

Futbollisti Michy Batshuayi e vulosi fitoren e skuadrës së tij. Ai nga afërsia me një prekje me këmbë fërfëlloi topin në rrjetë dhe 1:0 pikërisht në minutën e 24-të. Dortmundi renditet në vend të tretë me 48 pikë, kurse Hannoveri mban vendin e  13-të me 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat