Icardi 4 gola, Interi ‘ndezi motorët’ dhe shkatërroi Sampdorinë

Futboll

Icardi 4 gola, Interi ‘ndezi motorët’ dhe shkatërroi Sampdorinë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2018 Në ora: 14:17
Lojtarët e Interit

Ka kohë që Interit i mungonte shkëlqimi me lojë në Serie A. Zikaltrit ‘ndezën motorët’ dhe si mysafirë e bënë tokë me lojë e me rezultat 5:0 Sampdorinë, në ndeshjen e javës së 28-të. Sampdoria njihet nga skuadrat jashtëzakonisht e fortë në vend të saj, por kësaj radhe pësoi debakël nga Interi i trajnerit Spalletti.

Interi e kishte ditën e saj dhe nuk e kurseu rivalin. Argjentinasi Mauro Icardi e kishte ditën e tij, shënues i katërfishtë dhe në fitoren e thellë të skuadrës së tij.

Ai shënoi në minutën e 30-të nga penalltia, 31’, 44’ e 51’ dhe Perishiç (26’). Duhet veçuar golin e dytë të Icardit që realizoi me thembër, duke heshtur të gjithë. Interi është në vend të katërt me 55 pikë, ndërsa Sampdoria është në pozitën e shtatë me 44 sosh. Iccardi deri me tash ka realizuar 22 gola dhe renditet në vend të dytë, dy me pak se Immobile i Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat