Si i humbi presidenti i FSHF-së 16 kg?

Futboll

Si i humbi presidenti i FSHF-së 16 kg?

Më: 18 mars 2018 Në ora: 13:19
Si i humbi presidenti i FSHF-së 16 kg?

Propos angazhimeve të shumta që ka përgjatë ditës, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk e lë pas dore aktivitetin fizik. Armand Duka, ushtrohet sistematikisht në palestren e tij me trajner personal minimalja pesë ditë në javë.

Sic duket edhe nga këto foto, Duka ka humbur peshë dhe përmasat e tij trupore janë minimizuar shumë.

Trajneri i tij personal, Ani Dedja, i cili trajnon disa prej personazheve të njohur “Vipa” në qytetin bregdetar të Durrësit, tregon se ndryshe nga klientët e tjerë, Duka ka një vullnet të hekurt dhe e ka pikë të dobët fizikun, raporton panoramasport.

“Prej vitesh tashmë në profesionin tim kam trajnuar shumë persona, mes tyre personazhe të njohur. Por z. Duka është një person me vullnet të hekurt, i cili propos angazhimeve të përditëshme gjen mundësinë dhe kohën të ushtrohet për të paktën 1 orë 30 minuta pesë ditë në javë. Punoj prej rreth 16 muaj me z.Duka dhe cdo ditë e më shumë shikoj që ai jep maksimumin në palestër duke tentuar të punojë më shumë se dita e kaluar”,- tregon trajneri personal i presidentit të FSHF, Ani Dedja.

Rënia nga pesha dhe tonifikimi i muskujve, është arsyeja pse Duka ushtrohet si një atlet i vërtetë me të paktën pesë seanca stërvitore në javë.

“Z.Duka punon shumë në palestër. Ai ka palestër personale në shtëpinë e tij dhe deri tani ka arritur objektivin. Përgjatë kësaj kohë, Z.Duka ka rënë mbi 16 kilogram nga pesha e mëparëshme dhe trupi i tij tashmë është tonifikuar ndjeshëm. Ai po shkon drejt perfeksionit dhe vazhdon të punojë pa ndërprerje”,- thotë Dedja, duke theksuar se ajo që i bën më shumë përshtypje është serioziteti i kreut të federatës dhe disiplina që Duka ka në palestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat