Ronaldo: Askush nuk do të krahasohet me mua

Futboll

Ronaldo: Askush nuk do të krahasohet me mua

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:16
Cristiano Ronaldo

Ka disa talente premtues në botën e futbollit dhe shumë prej tyre kanë potencialin për t’u bërë superyje, prapëseprapë Cristiano Ronaldo nuk mendon se dikush do të jetë i ngjashëm me të.

Ai i konsideron arritjet dhe stilin e tij si unike.

“Në fillim e kisha ëndërr të isha më i miri në botë,” shprehet ai gjatë një evenimenti të Nike.

“Shokët e mi më shikonin sikur të isha i çmendur.

“Unë luaja për qejf, por në mendjen time kisha potencial dhe pak më vonë fillova të luaja te Manchester United.

“Nuk shoh shumë njerëz me talentin tim dedikimin tim, disiplinën time.

“Askush nuk do të krahasohet me mua, askush nuk do të jetë Cristiano Ronaldo.

“Do të jesh vetvetja dhe unë do të jem vetja ime.”

Ronaldo ishte duke prezantuar këpucët e reja teksa foli për karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat