Zidan nuk e dëshironte përballjen Real-Juve

Futboll

Zidan nuk e dëshironte përballjen Real-Juve

Më: 17 mars 2018 Në ora: 19:09
Zinedin Zidan

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, do të kishte preferuar që të evitonte përballjen me skuadrën torineze të Juventus, në Champions League, pasi në këtë skuadër ai ka kaluar 5 vite të suksesshme të karrierës së tij.

Ndeshja, e cila do të luhet në 3 dhe 11 prill, do të jetë një “përsëritje” e finales së Champions Legue, të zhvilluar në qytetin e Kardifit në Wells, ku të besuarit e Zidane, triumfuan me rezultatin 4 me 1.

“Kam kaluar 5 vite atje dhe ishte një klub i rëndësishëm në karrierën time si futbollist, dhe është e qartë që ka një efekt tek unë sa herë që ne ndeshemi me Juven”, është shprehur Zidane, i cili ka humbur finalen e vitit 1998 përball madrilenëve, kur ishte pjesë e Juventusit.

“Do të doja ta shmangja Juven për shumë arsye, por tani jemi përballë saj. Duhet të fokusohem te ndeshja dhe të harrojë gjithçka që kam kaluar si lojtar në këtë klub, edhe pse momentet që kam kaluar atje do të qëndrojnë gjithnjë në mendjen time”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat