Llapi dhe Trepça 89, kanë luajtur barazë, tre me tre, sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në derbin e javës së 24, të elitës së futbollit tonë.
Ballafaqimi në mes llapjanëve dhe kampionit aktual ka dhënë një supërndeshje me një finish tejet dramatik.
Skuadra mitrovicase ishte tri herë në epërsi fal tre golshit Oto John, ndërsa, për skuadrën vendase shënuan Mirlind Daku një gol dhe Hamdi Nani, dy gola.