Gjigantët turq përballë njëri-tjetrit

Futboll

Gjigantët turq përballë njëri-tjetrit

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:59
Ilustrim: Gjigantët turq

Në Stamboll të luhet sot pasdite derbi ndërkontinental i futbollit dhe një nga derbit më të mëdhenj të botës mes klubeve ”Fenerbahçe” dhe ”Galatasaray”, që do të jetë përballja e tyre e 387-të.

Ndeshja e parë mes ”Fenerbahçe” dhe ”Galatasaray” është luajtur në vitin 1909 në stadiumin “Ulker”.

Në 386 ndeshje të luajtura, ”Fenerbahçe” ka shënuar fitore në 146 ndeshje ndërsa ”Galatasaray” festoi në 123 ndeshje dhe 117 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

”Fenerbahçe” ka shënuar 532 gola kurse ”Galatasaray” 482.

Në 10 ballafaqimet e fundit të rivalëve të Stambollit, situata është e barabartë. ”Feneri” dhe ”Galata” kanë shënuar nga tri fitore në 10 takimet e fundit, dhe katër takime përfunduan pa fitues.

”Galatasaray” aktualisht kryeson tabelën me 53 pikë në kampionatin turk, i ndjekur nga ”Beshiktash” dhe ”Bashakshehir” nga Stambolli me 50 pikë ndërsa ”Fenerbahçe” është i katërti me 47 pikë.

Ndeshja në stadiumin “Ulker” fillon në orën 17:00./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat