“Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Futboll

“Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:02
Manchester City

Sane beson se Manchester City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Leroy Sane, anësori i Manchester City, beson se mund ta eliminojnë Liverpoolin nga Champions League dhe këdo që i del para për të arritur në finale. Madje gjermani beson se kanë skuadër për ta rrëmbyer krejtësisht këtë trofe.

“Këtë vit jemi shumë të fortë pasi e kemi kuptuar filozofinë e lojës së Pep Guardiolas. Jemi përmirësuar shumë dhe e dimë se çfarë do ai nga ne", tha Sane.

“Champions League është garë e ashpër, çdo ndeshje është speciale dhe e vështirë. Por, mendoj se kemi shanse të mira për të shkuar në finale dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve. Gjithashtu e dimë se do të jetë shumë e vështirë”, shtoi mes tjerash Sane.

Manchester City do të përballet me Liverpoolin në çerekfinale.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 4 prill në “Anfield”, ndërsa ajo e kthimit me 10 prill në “Etihad”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat