Trajneri i Romës: Do të përballemi me më të mirin e botës, Lionel Messin

Futboll

Trajneri i Romës: Do të përballemi me më të mirin e botës, Lionel Messin

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:54
?Eusebio Di Francesco

?Eusebio Di Francesco nuk ka shumë shpresa për ndeshjen çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës, duke thënë se "janë krenar ku kanë arritur".

Eusebio Di Francesco e di se shorti nuk u tregua aspak i mirë për Romën në Ligën e Kampionëve, duke hedh skuadrën italiane përballë një ndër favoritit për të triumfuar në këtë garë, Barcelonës.

Por, ai thotë se janë krenar ku kanë arritur dhe mundësinë për të luajtur me ekipin më të mirë në botë dhe magjikun, Lionel Messin.

“Fakti se kemi arritur në çerekfinale, na bënë krenar. Do të përballemi me klubin më të mirë në botë dhe lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, por me entuziazëm të madh dhe me krenari që kemi fituar këtë shans”, u shpreh numri një i Romës.

“Ata janë të lumtur me shortin, ashtu si edhe ne”, shtoi trajneri i Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat