Gattuso ka një kërkes drejt Milanit para ndeshjes me Chievon

Futboll

Gattuso ka një kërkes drejt Milanit para ndeshjes me Chievon

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:30
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij ka vetëm një objektiv për ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Chievos.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij ka vetëm një objektiv për ndeshjen e ardhshme në Serie A ndaj Chievos.

“Rossonerët” janë eliminuar nga Europa League andaj Gattuso pret një reagim nga futbollistët e tij në ballafaqimin e së dielës në San Siro.

“Është një ndeshje me kurth. Jemi në një pozitë në tabelë ku nuk guxojmë të gabojmë”, u shpreh ai në konferencë për media.

“Duhet të japim maksimumin për të fituar. Është shumë e rëndësishme të fitojmë para pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare”, theksoi Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat