Inter cakton çmimin për shitjen e Brozovic

Futboll

Inter cakton çmimin për shitjen e Brozovic

Më: 17 mars 2018 Në ora: 11:20
Marcelo Brozovic

Inter nuk e kundërshton shitjen e tij dhe tashmë ka caktuar çmimin e kërkuar për shërbimet e Brozovic.

Marcelo Brozovic do të nxirret në shitje nga Inter, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se mesfushori kroat do të largohet nga “Nerazzurrët”, pas përfundimit të këtij sezoni.

Brozovic ka kontratë me Interin deri më 2021 por prapë do të gjejë një skuadër të re.

Inter nuk e kundërshton shitjen e tij dhe tashmë ka caktuar çmimin e kërkuar për shërbimet e Brozovic.

Brozovic ka dëmshpërblim në kontratën e tij me klubin milanez prej 50 milionë euro.

Por, Inter do ta lejojë largimin e tij për një shifër mes 20-30 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat