Arsenali e eliminoi, tani do t’i marrë edhe sulmuesin Milanit

Futboll

Arsenali e eliminoi, tani do t’i marrë edhe sulmuesin Milanit

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:26
Andre Silva

Arsenali është në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Andre Silva këtë verë, me Wolves, po ashtu, duke kërkuar një vrapim të guximshëm drejt 22-vjeçarit, raporton “The Mirror”.

Futbollisti portugez ka luftuar për një vend titullari që nga transferimi në Seria A, nga Porto, verën e vitit të kaluar, ndaj “topçinjtë” janë ende të interesuar për të, pasi e kanë vëzhguar mirë në Ligën e Europës.

Wolves shpreson ta fitojë konkurrencën me Arsenalin dhe të bëjë një lëvizje të guximshme për sulmuesin e Milanit, Andre Silva, nëse ati do të promovohet në Premier League. Merret vesh se për 22-vjeçarin janë të interesuara edhe Monaco me Valencian.

I riu Patrick Cutrone është shfaqur si sulmuesi fillestar për kuqezinjtë, duke shënuar 14 gola në të gjitha garat, duke përfshirë 6 gola në Seria A, duke e lënë në hije portugezin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat