Ilirian Gjata, talenti llapjan që la Amerikën për Llapin e Batatinës

Futboll

Ilirian Gjata, talenti llapjan që la Amerikën për Llapin e Batatinës

Nga: Drilon Rrahmani Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:23
Ilirian Gjata

18 vjeqari Llapjan, Ilirian Gjata,  i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në Kosovë vitin e kaluar për t’iu bashkuar skuadrës së Llapit dhe për të kontribuar për vendin e tij në fushën e sportit.

Djaloshi që luan në pozitën e mesfushorit, shumë shpejt do të mund t’i shohim aftësitë e tij profesionale, pasi pritet që të luaj për ekipin e parë të Llapit në Super Ligën e Kosovës.

Ai për momentin luan për grupmoshat e reja të Llapit, për arsye që ende nuk janë përfunduar procedurat e plota rreth kontratës të tij për të luajtur me ekipin e parë, gjë që pritet shumë shpejtë të ndodh.

Në videon e mëposhtme ju ftojmë t’i ndiqni aftësitë e tij mahnitëse:

Image
Ilirian Gjata
 
Image
Ilirian Gjata dhe Fadil Vokrri (2014)
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat