Alisson i lumtur me interesimin e Madridit

Futboll

Alisson i lumtur me interesimin e Madridit

Më: 17 mars 2018 Në ora: 08:56
Alisson

Alisson është i lumtur për interesimin e Real Madridit, teksa për brazilianin interesohen edhe Chelsea e Liverpooli.

Portieri i Romës, Alisson, po shkëlqen këtë edicion në Serie A me Romën, çka ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, duke përfshirë këtu edhe gjigantin e La Ligas, Real Madridin.

“Jam shumë i lumtur kur dëgjoj lajme të tilla, do të thotë se jam duke bërë punë të mirë këtu, edhe më shumë i emocionuar jam kur dëgjoj për interesimin e Real Madridit”, tha Alisson.

Liverpooli është i gatshëm që t’ia marrë Realit Alissonin për të cilin është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë funte.

Gjithashtu mësohet se edhe Chelsea po interesohet për brazilianin e Romës pasi Thibaut Courtois mund të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit aktual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat