Juventus me ndryshime në formacion ndaj SPAL

Futboll

Juventus me ndryshime në formacion ndaj SPAL

Më: 17 mars 2018 Në ora: 08:57
Gonzalo Higuain

Juventus do të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e sotme ndaj SPAL në Serie A.

Trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur ta pushojë mbrojtësin Giorgio Chiellini kurse Medhi Benatia mungon për shkak të suspendimit.

Në mesfushë mbeten dyshimet në lidhje me rreshtimin sepse Sami Khedira nuk është ftuar për shkak të ftohjes.

Por, një garanci në sulm është prezenca e argjentinasit në formë, Gonzalo Higuain dhe bashkëkombësit të tij, Paulo Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat