Rast unik në futboll: Gjyshi, babai dhe tani i biri pjesë e Kombëtarës së Spanjës

Futboll

Rast unik në futboll: Gjyshi, babai dhe tani i biri pjesë e Kombëtarës së Spanjës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 07:38
Marcos Alonso Imaz ‘Marquitos’, Marcos Alonso Peña dhe Marcos Alonso Mendoza

Një rast vërtetë i rrallë dhe i bukur është regjistruar në Spanjë. Tre antarë të një familje kanë bërë histori duke luajtur me të njëjtën përfaqësuese.

Ftesa që i ka bërë sot Lopotegui yllit të Chelseat, Marcos Alonsos ka bërë që të shkruhet kjo histori.

Marcos Alonso Imaz ‘Marquitos’ (gjyshi), Marcos Alonso Peña (babai) dhe Marcos Alonso Mendoza (djali) janë tre familjarët që do të shkruajnë historinë e reprezenatacionit të Spanjës.

Marcos Alonso i Chelseat pritet të debutoi në njëren nga dy miqësoret që Spanja do t’i zhvilloi ndaj Gjermanisë dhe Argjentinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat