Infantino tregon se a do të ketë VAR në Kupën e Botës

Futboll

Infantino tregon se a do të ketë VAR në Kupën e Botës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Video-asistenti i gjyqtarëve (VAR) do të përdoret për herë të parë në një Botëror dhe kjo është konfirmuar nga i pari i FIFA-s, Gianni Infantino.

FIFA edhe zyrtarisht e ka aprovuar VAR-in që të përdoret në Kupën e Botës në Rusi.

Kjo teknologji është testuar këtë sezon në Serie A.

Madje kjo është provuar edhe në Angli, në kuadër të Kupës.

“Duhet të jetojmë me kohën. Donim që t’iu jepnim gjyqtarëve mjete më mënyrë që të marrin vendime më të drejta”

“Në Kupën e Botës disa vendime të rëndësishme duhet të merren”, është shprehur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raporton BBC.

Liga Premier nuk do ta përdor VAR-in sezonin e ardhshëm, ndërsa nuk do të përdoret as në Ligën e Kampionëve 2018-19.

La Liga e Spanjës dhe Ligue 1 e Francës do ta prezantojnë atë nga sezoni i ardhshëm, ndërsa për Bundesligë do të vendosët më 22 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat