Pa Champions, Hazard e Courtois mund të ndjekin Conten

Futboll

Pa Champions, Hazard e Courtois mund të ndjekin Conten

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:12
Hazard e Courtois

Nëse Chelsea nuk do të arrijë të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm nga Blutë e Londrës nuk do të largohet vetëm trajneri Antonio Conte por edhe dy futbollistë shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për sulmuesin belg Eden Hazard dhe portierin Thibaut Courtois. I pari kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit ndërsa i dyti pëlqehet shumë nga Paris Saint Germain. Pa Champions League do të jetë shumë e vështirë që dy lojtarët të qëndrojnë te Chelsea madje Courtois mund të bashkëpunojë sërish me Conten i cili përflitet se do të marrë drejtimin e PSG, verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat