Ylli i United i jep urdhër menaxherit të nisë negociatat me Juventus

Futboll

Ylli i United i jep urdhër menaxherit të nisë negociatat me Juventus

Më: 16 mars 2018 Në ora: 20:32
Manchester United

Manchester United po lufton në Premier League për të siguruar një vend mes katër të parave, teksa titulli është hipotekuar nga Manchester City i Pep Guardiola.

Jose Mourinho ka marrë Alexis Sanchez në merkaton e janarit dhe jo të gjithë janë kënaqur me këtë lëvizje të portugezit. Në fakt, minutat e Anthony Martial në fushën e lojës janë pakësuar dhe duket se ka vendosur të ndryshojë ambient.

Kontrata e francezit skadon në qershorin e 2019-ës dhe ai i ka kërkuar menaxherit të tij, Nelio Lucas, të vihet në kontakt me Juventus-in për të nisur negociatat. Çmimi i kartonit është 65 milionë euro, por pas takimit me Nedved dhe pakënaqësisë së futbollistit, kjo shifër mund të ulet ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat