Këto janë arsyet pse Neymar po kërkon largimin nga PSG

Futboll

Këto janë arsyet pse Neymar po kërkon largimin nga PSG

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:23
Neymar

Neymar është synimi i madh i Real Madridit për verën e këtij viti.

Skuadra mbretërore, dëshiron të shfrytëzojë pakënaqësitë e futbollistit te Paris Saint Germain, për ta rikthyer në La Liga.

Sulmuesi brazilian verën e kaluar për 222 milionë euro, la Barcelonën për t’u transferuar te PSG, si futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ende pa e kompletuar vitin e parë në Francë, Neymar ka filluar ta mendojë seriozisht largimin.

“Uel Esporte” ka publikuar një listë me pakënaqësitë e Neymarit te PSG, që po i shërbejnë si shtytje për largim.

Sipas kësaj media, Neymar u ka rrëfyer miqve të tij se është i pakënaqur me dhunën e shprehur të kundërshtarëve ndaj tij, gjyqtarët tolerant, niveli i ulët i ligës dhe obligimi për t’u përqendruar te ndeshja një ditë para saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat