Tri data që duhet t’i ndani për të shijuar spektakle futbollistike

Futboll

Tri data që duhet t’i ndani për të shijuar spektakle futbollistike

Më: 16 mars 2018 Në ora: 18:48
Klopp dhe Guardiola

4 prilli, 7 prilli dhe 10 prilli do të rrisin adrenalinën e secilit admirues të futbollit anglez. Nga 4 deri me 10 prill dashamirësit e futbollit kanë rastin të shohin katër superndeshje të cilat do të jenë përcaktuese për futbollin anglez në Premierligë dhe Evropë.

Liverpool-Manchester City është përballja e parë mes dy skuadrave më të forta angleze sivjet. Ndeshja i përket Ligës së Kampionëve dhe pritet të dhurojë spektakël të vërtetë.

Pas tre ditësh dy derbi do të kenë vëmendjen e botës. Manchester City-Manchester United dhe Everton-Liverpool zhvillohen me 7 prill në dy derbi të ndarë lokal.

Manchester City-Liverpool me 10 prill përcakton gjysëmfinalistin e vetëm anglezë këtë edicion në Champions League.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat