Arrestimet për pronat, në pranga presidenti i njohur i klubit shqiptar

Futboll

Arrestimet për pronat, në pranga presidenti i njohur i klubit shqiptar

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:35
Gjok Ndoka

Gjok Ndoka, presidenti i skuadrës së futbollit Besëlidhja, është një nga të arrestuarit gjatë operacionit të sotëm policor në Lezhë ku janë ekzekutuar 8 urdherarreste për zyrtarë të Bashkisë së qytetit që akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë abuzuar me tokat në bregdet.

Ai është xhaxhai i Arben Ndokës, ish deputeti i PS dhe deri në muajin maj të vitit 2017 ka mbajtur detyrën e kryertarit të këshillit bashkiak, kohë në të cilën edhe është shkarkuar. Arrestimet e sotme kanë përfshirë zyrtarë nga të dyja partitë, PS dhe PD.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë nga hipoteka, kadastra si dhe topografe jane vene nen akuze per shperdorim detyre, pasi akuzohen se kane tjetersuar dhe kane bere prone private nje siperfaqe te konsiderueshme ranishte ne Shengjin, shkruan panoramasport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat