Juventusi ka fituar më shumë përballje direkte me Real Madridin.
Finalja e edicionit të kaluar në Champions League, Juventus – Real Madrid, do të përsëritet në çerekfinale në edicionin 2017/18.
Pavarësisht se humbi 4-1 finalen në vitin 2017, Juventusi qëndron më mirë me përballje direkte.
“Zonja e Vjetër” dhe “Los Blancos” janë takuar 19 herë gjatë historisë – Juventus ka 9 fitore kurse Real Madrid 8, përfshirë finalet më 1998 dhe 2017, teksa dy herë janë ndarë baraz në fazën e grupeve më 2013/14 dhe në gjysmëfinale në sezonin 2014/15, 1-1 në "Bernabeu".
“Zonja e Vjetër” e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi me 3 prill, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në Madrid në “Santiago Bernabeu” me 11 prill.