Gjithçka nis me ndeshjen Juventus – Real Madrid, orari i Championsit

Futboll

Gjithçka nis me ndeshjen Juventus – Real Madrid, orari i Championsit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:07
Çiftet ne Champions League

Me 3 dhe 4 prill do të zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve, kurse ato të kthimit me 10 e 11 prill.

Është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku janë caktua çifte vërtetë interesante.

Finalja e edicionit të kaluar, Juevntus – Real Madrid, do të përsëritet në çerekfinale këtë edicion.

"Zonja e Vjetër" e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi me 3 prill, ndërsa sfida kthyese zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me 11 prill.

Një tjetër super ndeshje është ajo mes Liverpoolit dhe Manchester City. Ndeshja e parë do të zhvillohet me 4 prill në “Anfield”, ndërsa ajo e kthimit me 10 prill në “Etihad”.

Punë më të lehtë pritet të kenë Bayern Munichu dhe Barcelona, që do të përballen me Sevillan respektivisht Romën.

Barcelona ndeshjen e parë e zhvillon në “Camp Nou” me 4 prill, kurse atë të kthimit në Itali në “Olimpico” me 10 prill.

Bayerni do ta luajë si mysafirë ndeshjen e parë me 3 prill në Spanjë në “Sanchez Pizhuan”, kurse atë të kthimit në “Allianz Arena” me 11 prill.

Shorti për gjysmëfinale do të hidhet me 13 prill, ndërsa ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen me 24/25 prill dhe 1/2 maj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat