Short i çmendur në Champions, Juventus-Real

Futboll

Short i çmendur në Champions, Juventus-Real

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:16
Pamje nga shorti

Në Nyon hidhet shorti për çerekfinalen e Champions League në futboll.

Të gjitha takimet priten me emocione dhe secila është më atraktive se tjetra.

Reali është kampion në fuqi. Në Çerekfinale janë: Barcelona, Real Madrid, Sevilla, Juventus, Bayern, Roma, Manchester City e Liverpooli. Nga duart e Andrij Shevchenko është përcaktuar shorti i çerekfinaleve të Champions League. 

Juventus-Real Madridi është një finale para finales apo finalistët e vjetëm. Edicionin e kaluar, Reali e kishte dërrmuar me rezultat 4:1 Juventusin në finalen e madhe.

Në anën tjetër, në letër duket sikurse me fat Barcelona që do të ndeshen me Romën. Lionel Messi me Barcelonën besojnë e shpresojnë se pa ndonjë telashe do ta kalojnë Romën, kjo e fundit beson në befasi.

Derbi anglez në Champion League! Lideri i Premier Leagues, Manchester Cityt sfidohet nga Liverpooli, që po tregohet kompakt nën drejtimin e trajnerin Jurgen Klopp. Cili më i suksesshëm Pep Guardiola apo Jurgen Klopp, mbetet të shihet!

Sevilla që befasoi Manchester Utd, duke rrëzuar nga Championsi, tani ka për rival kampionin e Gjermanisë, Bayernin  e Munihut. Në fakt, Bayerni është favoritë i pakontestueshëm, kur kihet parasysh se ka lojtar shumë më të mirë, por nuk duhet harruar se Sevilla është prej skuadrave më të papërshtatshme. Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 3 dhe 4 prill, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen pas një jave. 

Çiftet

Barcelona-Roma
Sevilla-Bayern
Juventus-Real Madrid
Liverpool-Manchester City

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat