Gattuso do të ronovoj kontratën me Milan

Futboll

Gattuso do të ronovoj kontratën me Milan

Më: 16 mars 2018 Në ora: 01:02
Gennaro Gattuso

Administratori i deleguar i AC Milan, Marco Fassone, ka folur për rinovimin e kontratës së trajnerit Gennaro Gattuso. “Me të kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe transparente në të gjitha drejtimet. E ka treguar atë që duhet të tregoj duke e ndihmuar skuadrën të bëj paraqitje të jashtëzakonshme dhe të marrë rezultate pozitive. Ai është një trajner i aftë.”

Më pas, në vazhdimin e deklaratës së tij para ndeshjes kundër Arsenal në Europa League, Fassone shtoi: “Nuk ka asgjë për të na treguar. Rinovimi i tij nuk është në dyshim, por ka disa momente që gjërat janë të lidhura me burokracinë dhe jo me rezultatet. Presim momentin e duhur për të diskutuar me të rinovimin e kontratës. Mendoj se ky moment do të vijë shpejt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat