Salzburgu dhe Valon Berisha kalojnë në çerekfinale të Ligës së Evropës

Futboll

Salzburgu dhe Valon Berisha kalojnë në çerekfinale të Ligës së Evropës

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:10
Valon Berisha

Salzburgu i Valon Berishës ka bërë befasinë duke eliminuar Borussia Dortmundin.

Skuadra e yllit kosovar, ka siguruar çerekfinalen e Ligës së Evropës, edhe pse barazoi 0-0 në shtëpi.

Austriakët, këtë kualifikim e arritën falë fitores 1:2 në ndeshjen e parë në ‘Signal Iduna Park’, me dy gola të shënuara nga Valon Berisha.

Shorti i çerekfinales hidhet nesër (e premte) me fillim nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat