Pas Messit dhe Ronaldos, edhe Xabi Alonso rrezikon të dënohet për evazion fiskal

Futboll

Pas Messit dhe Ronaldos, edhe Xabi Alonso rrezikon të dënohet për evazion fiskal

Më: 15 mars 2018 Në ora: 22:10
Xabi Alonso

Ish-lojtari i Real Madrid, Xabi Alonso rrezikon të dënohet më 8 vite burg për evazion fiskal.

Autoritetet spanjolle e akuzojnë lojtarin për evazion fiskal dhe me këtë akuzë ai do të përballet në një betejë ligjore në Spanjë.

Mendohet se lojtari ka shmangur taksat duke i transferuar paratë në një bankë në Madeira.

Një kompani me emrin ‘Kardzali’ ka rregjistruar 5 milionë euro në Madeira mes 2010-ës dhe 2012-ës, një shumë kjo e përfituar nga shitja e të drejtave të imazhit të lojtarit, raportojnë mediat spanjolle.

Çështja është mbyllur fillimisht, por një gjyqtar nga Madridi e ka zhvilluar me tej çështjen dhe tashmë lojtari akuzohet për tre çështje të ndryshme evazioni fiskal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat