Europa League: Këto skuadra kalojnë tutje, një ndeshje shkon në vazhdime

Futboll

Europa League: Këto skuadra kalojnë tutje, një ndeshje shkon në vazhdime

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:03
ilustrim

Lazio, Marseille dhe Leipzig kanë siguruar biletat për 1/8 e finaleve të Europa League, ndërsa ndeshja Viktoria Plzen-Sporting ka shkuar në vazhdime

Lazio mposhti në udhëtim Dynamo Kievin me rezultat 2:0, dhe kështu siguroi kalimin në fazën tjetër të Europa League. Golat në këtë takim u shënuan nga Leiva 23′ dhe Stefan de Vrij 83′. Në këtë përballje u paraqit për 90 minuta Thomas Strakosha.

Marseille mposhti Athletic Bilbaon edhe në ndeshjen e dytë dhe kaloi tutje në fazën tjetër, kësaj radhe me rezultat 2:1 në Spanjë. Golat për francezët u shënuan nga Payet 38′ dhe 52′, ndërsa për vendasit shënoi Williams në të 74-të minutë.

Leipzig luajti baraz 1:1 me Zenit St Petersbourg që i mjaftoi për të kaluar tutje pasi në ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani kishte fituar 2:1.

Ndeshja Victoria Plzen-Sporting ka shkuar në vazhdime pasi vendasit janë duke fituar me rezultat 2:0, aq sa kishin fituar portugezët në ndeshjen e parë.

Më herët biletën për 1/8 e finales së Europa League e kishte siguruar Atletico Madrid që e eliminoi Locomotiven e Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat