Ince: Sanchez nuk i përshtatet Manchester Utd

Futboll

Ince: Sanchez nuk i përshtatet Manchester Utd

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:34
Sanchez

Paul Ince beson se Alexis Sanchez është një nga arsyet kryesore të momentit të keq që po kalon Manchester United. Kiliani ka shënuar vetëm një gol që prej transferimit të tij në Old Trafford dhe nuk ka arritur të kthehet në një lojtar vendimtar teksa ‘Djajtë e Kuq’ janë eliminuar nga Sevilla në Champions League. Pasi shkëlqeu tek Arsenal gjatë katër viteve të fundit, shpresohet se Sanchez do të kishte përgjigjen e problemeve të United në sulm por zgjidhja akoma nuk është materializuar. “Sanchez po mundohet të bëjë gjëra, por sa më shumë që mundohet aq më keq bëhet” shprehet Ince. “Është e qartë, duke parë United që kur i është bashkuar ai, se ai nuk i përshtatet mënyrës së futbollit që luan Mourinho. Te Manchester City do të kishte qenë më mirë për të”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat