Pato i dashuruar pas bukuroshes kineze, nuk po zgjedh mënyra për t’ia tërhequr vëmendjen

Futboll

Pato i dashuruar pas bukuroshes kineze, nuk po zgjedh mënyra për t’ia tërhequr vëmendjen

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:01
Lojtari i skuadrës kineze të Tianjin Quanjian po mundohet në të gjitha mënyrat të tërheq vëmendjen e bukuroshes kineze.

Megjithëse shumë pak dihet në botën perëndimore për Dilraba Dilmuratin, më mirë e njohur si Dilireba, ajo është shumë e famshme në territorin kinez.

Kjo aktore e re kineze e lindur në rajonin e Xinjiangit, në perëndim të vendit me shumicë myslimane, u bë e njohur pesë vjet më parë me dramën televizive “Anarhan”.

Ajo i ka rënë në sy edhe futbollistit brazilian, ish-lojtarit të Milanit, Alexandre Patos, i cili po mundohet ta bëj për vete.

Madje, lojtari i skuadrës kineze të Tianjin Quanjian po mundohet në të gjitha mënyrat të tërheq vëmendjen e bukuroshes kineze.

“Megjithëse ende nuk më është përgjigjur, besoj se nëse vazhdoj të shënoj gola, do të jem në gjendje t’ia tërheq vëmendjen”, tha Pato, i cili është fotografuar në stadium me një fotografi të kinezes.

Kujtojmë se 28-vjeçari u transferuar në radhët e klubit të superligës kineze nga skuadra spanjolle e Villarealit.

Ndryshe, Tianjin Quanjian shënoi fitore në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë kundër Jeonbuk me rezultat 4-2.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat