Lista e lojtarëve të ftuar për Portugalinë, a është i ftuar Ronaldo

Futboll

Lista e lojtarëve të ftuar për Portugalinë, a është i ftuar Ronaldo

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:56
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është rikthyer në ekipin kombëtar të Portugalisë për ndeshjen e ardhshme miqesore kundër Egjiptit dhe Holandës.

Superylli i Real Madridit ishte pushuar nga kampioni aktual evropian për ndeshjet e nëntorit, por tani është ftuar për ndeshjet miqësore të marsit.

Kapiteni dhe golashënuesi rekordmen është pjesë e listës prej 25 futbollistëve, derisa Ricardo Quaresma po ashtu është rikthyer, Pepe do të mungojë për shkak të lëndimit, ndërsa Nani nuk është ftuar fare.

Lista e plotë e të ftuarve në Kombëtaren portugeze:

Portierë: Beto (Goztepe), Anthony Lopes (Lyon), Rui Patricio (Sporting CP)

Mbrojtës: Bruno Alves (Rangers), Joao Cancelo (Inter), Fabio Coentrao (Sporting CP), Ruben Dias (Benfica), Jose Fonte (Dalian Yifang), Raphael Guerreiro (Dortmund), Rolando (Marseille), Cedric Soares (Southampton)

Mesfushorë: William Carvalho (Sporting CP), Bruno Fernandes (Sporting), Manuel Fernandes (Lokomotiv), Andre Gomes (Barcelona), Joao Mario (West Ham), Joao Moutinho (Monaco), Ruben Neves (Wolves), Adrien Silva (Leicester), Bernardo Silva (Manchester City)

Sulmues: Goncalo Guedes (Valencia), Gelson Martins (Sporting), Ricardo Quaresma (Besiktas), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Andre Silva (AC Milan).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat