“Alexis gaboj që shkoj tek United”

Futboll

“Alexis gaboj që shkoj tek United”

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:22
Alexis Sanchez

Paul Ince beson se Alexis Sanchez është një nga arsyet kryesore të momentit të keq që po kalon Manchester United.

Kiliani ka shënuar vetëm një gol që prej transferimit të tij në Old Trafford dhe nuk ka arritur të kthehet në një lojtar vendimtar teksa Djajtë e Kuq janë eliminuar nga Sevilla në Champions League të martën.

“Sanchez po mundohet të bëjë gjëra, por sa më shumë që mundohet aq më keq bëhet,” shprehet Ince për Paddy Power.

“Mbase ai mendon se do të kishte qenë më mirë të kishte pritur deri në fund të sezonit dhe të kishte shkuar në një skuadër tjetër.

“Është e qartë, duke parë United që kur i është bashkuar ai, se ai nuk i përshtatet mënyrës së futbollit që luan Mourinho. Te Manchester City do të kishte qenë më mirë për të.

“Ai, Pogba dhe Lukaku duhet të zgjohen dhe të fillojnë të luajnë me personalitet, pasi nuk është i gjithi faji i trajnerit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat